Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

ZRRE nisin takimet me palët e interesit për tarifat e reja të energjisë

Qendra Info by Qendra Info
04/04/2025
in Lajme
0
ZRRE nisin takimet me palët e interesit për tarifat e reja të energjisë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se do të fillojë takimet bilaterale me palët e interesit lidhur me tarifat e reja të energjisë, duke nisur nga sot dhe duke i përfunduar deri më 10 prill. Takimet do të mbahen me përfaqësues të palëve të interesit që kanë ofruar komente lidhur me propozimet për tarifat e reja, në kuadër të procesit konsultativ të ZRRE-së.

Në secilin takim do të marrë pjesë një përfaqësues nga çdo palë që ka dhënë komente, duke përfshirë qytetarë, organizata, biznese dhe operatorë energjetikë. Palët do të kenë mundësinë të ofrojnë informata shtesë dhe të diskutojnë më gjerësisht mbi procesin tarifor. Pjesëmarrësit do të mund të shprehin mendimet dhe shqetësimet e tyre lidhur me çështjen.

Pas përfundimit të takimeve, më 11 prill, pritet të përmbyllet procesi konsultativ dhe ZRRE do të ofrojë përgjigje ndaj komenteve të dorëzuara.

Deri tani, 396 qytetarë, tetë organizata, katër biznese, katër operatorë energjetikë, një deputet, Ministria e Ekonomisë dhe presidentja e vendit kanë dërguar komente në ZRRE. Zyra e Presidencës së Kosovës kishte kundërshtuar propozimin për rritjen e çmimit të energjisë me 15%, dhe, në komentet e saj të dorëzuara në ditën e fundit të afatit, ka propozuar heqjen e TVSH-së prej 8% nga faturat e energjisë elektrike.

Related

Previous Post

Gjuajtje me armë në Mitrovicë, policia në vendngjarje

Next Post

Shkencëtarët planifikojnë ndërtimin e përplasësit më të madh të grimcave në botë në Evropë

Next Post
Shkencëtarët planifikojnë ndërtimin e përplasësit më të madh të grimcave në botë në Evropë

Shkencëtarët planifikojnë ndërtimin e përplasësit më të madh të grimcave në botë në Evropë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.