Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Zveçan: Policia e Kosovës sekuestron sasi të madhe armatimi në një stallë kuajsh

Qendra Info by Qendra Info
22/06/2025
in Lajme
0
Zveçan: Policia e Kosovës sekuestron sasi të madhe armatimi në një stallë kuajsh
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me njësitë e KFOR-it dhe EULEX-it, ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armatimi gjatë një bastisjeje në fshatin Vallaq të Zveçanit. Sipas njoftimit zyrtar, armët dhe municioni – përfshirë granata dore dhe armë të tipit “zolla” – ishin të fshehura në gypa plastikë nën tokë, në një stallë kuajsh.

Në dy bastisje të tjera të zhvilluara në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan, janë gjetur jelekë antiplumb, fishekë dhe pajisje të dyshimta teknologjike, përfshirë 14 kartela grafike.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë. Deri më tani nuk ka të arrestuar, por autoritetet kanë identifikuar një person me interes për intervistim.

Related

Previous Post

Blendi Gonxhja në Preshevë: Shqipja jeton, dhe ne do të bëjmë më shumë për të

Next Post

Sveçla: Arsenali i zbuluar në Zveçan, i mjaftueshëm për një njësi terroriste – armët në pronësi të një politikani serb

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.