3 vite pa ty motër”, Gili prek me dedikimin për të ndjerën
Këngëtarja e njohur Gili ka ndarë një dedikim emocional për motrën e saj, duke përkujtuar trevjetorin e ndarjes nga jeta.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka shprehur mallin dhe dhimbjen për humbjen e të afërmes së saj, duke kujtuar lidhjen e veçantë që kishin.
“3 vite pa ty motër”, ka shkruar Gili, krahas një mesazhi prekës për mungesën e saj.
Dedikimi i këngëtares ka prekur ndjekësit e saj, të cilët i kanë shprehur mbështetje dhe ngushëllime në këtë përvjetor të dhimbshëm.

