Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“8 vjet pa Fadil Vokrrin – Legjenda që u bë identitet i futbollit të Kosovës”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
09/06/2026
in Category
0
“8 vjet pa Fadil Vokrrin – Legjenda që u bë identitet i futbollit të Kosovës”.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Janë bërë 8 vjet prej shkuarjes në amshim të legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Me këtë rast, kryetari i FFK-së Agim Ademi tgha se emri i Fadil Vokrrit, është pjesë e identitetit të një kombi.

“Ai ishte futbollisti më i madh që ka nxjerrë Kosova gjatë viteve të 80-ta dhe që gjatë karrierës së tij e barti me krenari fanellën me numrin 9. E pikërisht më 9 qershor 2018, ai u nda nga jeta, duke e lidhur përgjithmonë këtë numër me emrin dhe trashëgiminë e tij”, shkroi Ademi në Facebook.

Ademi tutje tha se edhe pas kaq vitesh prej ikjes së Vokrrit, kujtimet për të mbesin po aq të forta.

“Fadil Vokrri nuk ishte vetëm një golashënues i jashtëzakonshëm dhe një ikonë e futbollit. Ai besoi në ëndrrën e Kosovës kur ajo dukej e paarritshme dhe punoi pa u ndalur për ta bërë realitet”, theksoi ai.

Kreu i FFK-së numëroi edhe sukseset e 9-shes legjendare sa ishte në krye të udhëheqjes së futbollit kosovar.

“Nga sukseset në fushën e blertë deri te udhëheqja e futbollit të Kosovës drejt anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, ai la gjurmë që nuk do të shlyhen kurrë. Numri 9 në fanellën e tij simbolizonte golat, suksesin dhe lidershipin. Data 9 qershor na kujton dhimbjen e humbjes së tij, por edhe përgjegjësinë për ta ruajtur dhe vazhduar rrugën që ai e ndërtoi”, shtoi Ademi.

“Fadil Vokrri mbetet më shumë se një emër në historinë e futbollit tonë. Ai është frymëzim, krenari dhe pjesë e përhershme e identitetit të futbollit të Kosovës. Përherë në kujtimet tona. Përherë Legjendë”, thuhet në fund të përkujtimit.

Related

Previous Post

Sindikatat kërkojnë pagesën e plotë të pagave, protestë sot në RTK.

Next Post

KDI: Kriza e besimit dhe gjendja ekonomike ndikuan në rënien e pjesëmarrjes në zgjedhje.

Next Post
KDI: Kriza e besimit dhe gjendja ekonomike ndikuan në rënien e pjesëmarrjes në zgjedhje.

KDI: Kriza e besimit dhe gjendja ekonomike ndikuan në rënien e pjesëmarrjes në zgjedhje.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.