Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

KDI: Kriza e besimit dhe gjendja ekonomike ndikuan në rënien e pjesëmarrjes në zgjedhje.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
09/06/2026
in Category
0
KDI: Kriza e besimit dhe gjendja ekonomike ndikuan në rënien e pjesëmarrjes në zgjedhje.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve në procesin zgjedhor.

Bugaqku tha se votat e diasporës mund të kenë ndikim kryesisht te Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa nuk pret ndryshime të mëdha te partitë e tjera.

“Vota e mërgatës mund të ndikojë te VV-ja, e cila mund të arrijë deri në 50 ulëse në Kuvend. Te LDK-ja dhe PDK-ja nuk pres më shumë se një ulëse shtesë, ndërsa për partitë e tjera nuk pres ndonjë ndikim të madh nga vota e diasporës. Nuk besoj se do të ketë ndryshime të mëdha në ndarjen e ulëseve”, ka thënë Bugaqku.

Ai ka folur edhe për arsyet që, sipas tij, kanë ndikuar në rënien e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje.

“Ka shumë faktorë që kanë ndikuar në këtë situatë. Së pari, qytetarët janë të zhgënjyer me sjelljen e partive politike dhe me qasjen që kanë pasur liderët politikë. Në 16 muajt e fundit kemi pasur procese të shpeshta zgjedhore dhe një klimë të vazhdueshme politike”, u shpreh ai.

Sipas Bugaqkut, mungesa e konsensusit ndërmjet partive dhe dështimi për të arritur marrëveshje politike ka ndikuar gjithashtu në humbjen e besimit të qytetarëve.

“Partitë politike nuk kanë treguar gatishmëri dhe seriozitet për të gjetur zgjidhje të përbashkëta. Shumë qytetarë ndihen të zhgënjyer dhe të frustruar, sepse konsiderojnë se vota e tyre nuk është trajtuar me përgjegjësinë e duhur”, tha ai.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në pjesëmarrjen e ulët, sipas tij, është edhe gjendja ekonomike në vend.

“Gjendja ekonomike është e rëndë dhe qytetarët nuk po shohin më shumë shpresë se partitë politike po i kryejnë detyrat e tyre në përputhje me interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Kosovës”, deklaroi Bugaqku.

Ai vlerësoi se rikthimi i besimit të qytetarëve në proceset demokratike do të varet nga aftësia e partive politike për të ndërtuar institucione funksionale dhe për të ofruar zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballen qytetarët.

Related

Previous Post

“8 vjet pa Fadil Vokrrin – Legjenda që u bë identitet i futbollit të Kosovës”.

Next Post

Obiliq: Arrestohet i dyshuari për ngacmim seksual ndaj një gruaje.

Next Post
Obiliq: Arrestohet i dyshuari për ngacmim seksual ndaj një gruaje.

Obiliq: Arrestohet i dyshuari për ngacmim seksual ndaj një gruaje.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.