Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

Liverpool shpallet kampion i Premier Ligës pas katër vitesh

Qendra Info by Qendra Info
27/04/2025
in Sport
0
Liverpool shpallet kampion i Premier Ligës pas katër vitesh
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Liverpool ka fituar kampionatin e Premier Ligës për sezonin 2024/25, duke rikthyer titullin pas një pritjeje prej katër vitesh. “Të Kuqtë” triumfuan ndaj Tottenhamit me rezultatin e thellë 5-1, në një ndeshje ku iu nevojitej vetëm një pikë për të siguruar matematikisht titullin.

Pavarësisht se “Spursat” kaluan të parët në avantazh me golin e Solanke, Liverpool reagoi fuqishëm duke shënuar tre gola brenda 18 minutave, me autorë Luis Diaz, Alexis Mac Allister dhe Cody Gakpo. Pjesa e parë u mbyll 3-1 për vendasit, ndërsa në pjesën e dytë Mohamed Salah realizoi golin e katërt, dhe më pas një autogol i Udogie vulosi fitoren 5-1.

Ky sukses shënon një arritje të madhe edhe për trajnerin Arne Slot, i cili fiton titullin kampion që në sezonin e tij të parë në pankinën e Liverpoolit. Katër sezonet e fundit titullin e kishte dominuar Manchester City, duke e bërë këtë fitore edhe më të veçantë për klubin e “Anfield”.

Related

Previous Post

BE hap dyert për studiuesit amerikanë pas ndërhyrjeve të Trump

Next Post

Mot më stabil në Kosovë, reshje lokale në rajon

Next Post
E Shtuna me reshje të herëpashershme dhe rrebeshe lokale në rajon

Mot më stabil në Kosovë, reshje lokale në rajon

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.