Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Lutfi Haziri: Synojmë rikthimin e madh të LDK-së në Gjilan

Qendra Info by Qendra Info
29/04/2025
in Lajme
0
Lutfi Haziri: Synojmë rikthimin e madh të LDK-së në Gjilan
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka njoftuar përmes Facebook-ut se janë hapur përgatitjet për zgjedhjet lokale në Gjilan, me synimin për ta rikthyer LDK-në në udhëheqjen e komunës.

Në cilësinë e Kryetarit të Degës së LDK-së në Gjilan, Haziri tha se në mbledhjen e sotme të Kryesisë ka paraqitur draftin final të Këshillit të Degës për rezultatin zgjedhor të 9 shkurtit. Ai theksoi se, pavarësisht trendit pozitiv dhe konfirmimit si deputet në Kuvendin e Kosovës, LDK në Gjilan po vazhdon me përgatitjet për zgjedhjet lokale.

“Kam pranuar komentet, kam miratuar analizën dhe raportin e detajuar të zgjedhjeve të fundit për Kuvendin e Republikës, ndërsa kemi filluar procesin e përgatitjeve fillestare për zgjedhjet lokale”, tha Haziri.

Ai shtoi se bashkë me Kryesinë e Degës do të përgatisin një listë përfaqësuese që synon rikthimin e rolit udhëheqës të LDK-së në nivel komunal, ndërsa kandidati për kryetar të komunës do të jetë konsensual dhe i pranueshëm.

Haziri po ashtu deklaroi se, përderisa është kryetar i Degës, do të jetë edhe kandidati i vetëm për Kryetar të Komunës, dhe se sot është hapur zyrtarisht procesi për këtë.

Ai theksoi se LDK në Gjilan ka unitet politik dhe funksional dhe se synimi kryesor mbetet rikthimi i madh i partisë në komunë.

“Bashkë e me dashni, Gjilanit do t’ia rikthejmë namin e një kryeqendre ekonomike, arsimore, të sigurisë, kulturës dhe sportit”, përfundoi Haziri.

Related

Previous Post

Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

Next Post

Rikthehet pas 48 orëve Kuvendi: VV ende pa numra, aktualisht me vetëm 57 vota

Next Post
Rikthehet pas 48 orëve Kuvendi: VV ende pa numra, aktualisht me vetëm 57 vota

Rikthehet pas 48 orëve Kuvendi: VV ende pa numra, aktualisht me vetëm 57 vota

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.