Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Haziri kritikon Vetëvendosjen: LDK do t’i kishte formuar institucionet para pesë javësh

Ardian Emini by Ardian Emini
01/05/2025
in Lajme
0
Lutfi Haziri: Synojmë rikthimin e madh të LDK-së në Gjilan
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kritikuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) ndaj procesit të konstituimit të institucioneve, duke thënë se LDK do të kishte përfunduar këtë proces pesë javë më parë po të ishte në pozitën e saj.

Duke folur për media para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Haziri deklaroi se Vetëvendosje mban përgjegjësinë kryesore për zgjidhjen e ngërçit procedural që ka bllokuar institucionet e vendit.

“Nuk ka nevojë të kemi takim politik për procedura, siç po kërkon z. Kurti. Shkohet në takim për të drejtën e fituar. Ajo që mungon këtu është një marrëveshje politike që partia e parë duhet ta realizojë – për Kuvendin dhe për Qeverinë,” tha Haziri.

Ai shtoi se, nëse LDK do të kishte qenë në pozitën e Vetëvendosjes, proceset institucionale do të ishin përmbyllur prej kohësh.

“Me pasë qenë LDK-ja në këtë pozitë, ne para pesë javësh e kishim mbyllur edhe Kuvendin, edhe Qeverinë. Edhe çështjen e presidentes e kishim zbardhur,” theksoi ai.

Haziri theksoi nevojën për një marrëveshje politike të qartë që do t’i hapte rrugë funksionalizimit të institucioneve dhe theksoi se çdo vonesë dëmton interesin e vendit.

Related

Previous Post

Fatmir Limaj kërkon krijimin urgjent të shumicës parlamentare para konstituimit të Kuvendit

Next Post

SHBA dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje historike për metalet e rralla dhe investimet në energji të rinovueshme

Next Post
SHBA dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje historike për metalet e rralla dhe investimet në energji të rinovueshme

SHBA dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje historike për metalet e rralla dhe investimet në energji të rinovueshme

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.