Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Përpjekja e 30-të për konstituimin e Kuvendit – Deputetët mblidhen sërish sot në seancë

Qendra Info by Qendra Info
11/06/2025
in Lajme
0
Seanca e Katërt e Kuvendit Vazhdon Sot, LVV Proponon Përsëri Albulena Haxhiun për Kryeparlamentare
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët e zgjedhur më 9 shkurt do të rikthehen sot në Kuvendin e Kosovës, në përpjekjen e tridhjetë me radhë për ta konstituar Legjislaturën e nëntë. Seanca pritet të vazhdojë nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari, me synimin për të përfunduar pikën e mbetur të rendit të ditës – zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Të hënën, punimet e seancës konstituive vijuan pa ndonjë përparim domethënës, teksa ende mungon bashkëpunimi i plotë ndërmjet partive politike për të formuar Komisionin Zgjedhor që do të mundësojë zgjedhjen e kryetarit me votim të fshehtë.

Kryesuesi Dehari përsëriti thirrjen ndaj subjekteve politike që ende nuk kanë propozuar anëtarë për këtë komision – konkretisht PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK-Nisma – që ta bëjnë këtë në mënyrë që të zhbllokohet procesi. Megjithatë, asnjë përfaqësues nga këto parti nuk u deklarua lidhur me këtë kërkesë.

Në mungesë të propozimeve të reja, përbërja e Komisionit me anëtarët e propozuar gjatë vazhdimeve të mëparshme u hodh në votim.

Procesi i stërzgjatur i konstituimit të Kuvendit ka ngritur shqetësime për funksionalitetin institucional dhe përfaqësimin demokratik, ndërsa vëmendja sot është përqendruar te mundësia për zhbllokimin e situatës pas muajsh paqartësie politike.

Related

Previous Post

Mot i nxehtë veror, me zhvillime të lehta pasdite – Ja si pritet të jetë dita e mërkurë në Kosovë dhe rajon

Next Post

Bizneset protestojnë në Prishtinë kundër daljes në tregun e lirë të energjisë

Next Post
Bizneset protestojnë në Prishtinë kundër daljes në tregun e lirë të energjisë

Bizneset protestojnë në Prishtinë kundër daljes në tregun e lirë të energjisë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.