Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Bizneset protestojnë në Prishtinë kundër daljes në tregun e lirë të energjisë

Qendra Info by Qendra Info
11/06/2025
in Lajme
0
Bizneset protestojnë në Prishtinë kundër daljes në tregun e lirë të energjisë
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komuniteti i biznesit në Kosovë pritet të mbajë sot një protestë paqësore në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit për daljen në tregun e lirë të energjisë elektrike. Protesta do të zhvillohet nga ora 11:00 deri në 12:00 në Sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet, dhe është organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me përfaqësues të sektorit privat.

Pjesëmarrës në këtë protestë do të jenë përfaqësues të bizneseve dhe punonjës të tyre, të cilët do të kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës që të shqyrtojnë mundësinë e shtyrjes së këtij vendimi dhe të mundësojnë një periudhë tranzicioni për t’u përshtatur me ndryshimet në tregun energjetik.

Sipas organizatorëve, kalimi i menjëhershëm në tregun e lirë të energjisë mund të ketë pasoja të mëdha për sektorin privat, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat janë më të ekspozuara ndaj luhatjeve të çmimeve.

Oda Ekonomike e Kosovës apelon për një qasje më të kujdesshme dhe gjithëpërfshirëse, duke theksuar se dialogu ndërmjet qeverisë dhe komunitetit të biznesit është thelbësor për të siguruar një kalim të qëndrueshëm dhe të drejtë drejt liberalizimit të tregut të energjisë.

Related

Previous Post

Përpjekja e 30-të për konstituimin e Kuvendit – Deputetët mblidhen sërish sot në seancë

Next Post

Los Angeles vendos orë policore pas plaçkitjeve dhe vandalizmit gjatë protestave

Next Post
Los Angeles vendos orë policore pas plaçkitjeve dhe vandalizmit gjatë protestave

Los Angeles vendos orë policore pas plaçkitjeve dhe vandalizmit gjatë protestave

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.