Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti nderon Ukshin Hotin dhe studentët e Prizrenit

Qendra Info by Qendra Info
17/06/2025
in Lajme
0
Kurti nderon Ukshin Hotin dhe studentët e Prizrenit
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me rastin e 82-vjetorit të lindjes së profesor Ukshin Hotit, një prej figurave më të ndritura të mendimit politik dhe filozofik shqiptar, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë në detyrë, Besnik Bislimi, vizituan Shtëpinë Muze të Hotit në Krushë të Madhe për të nderuar jetën dhe veprën e tij.

“Ukshin Hoti është një figurë dhe mendje e papërsëritshme. Aq e thellë për nga mençuria, aq e gjerë për nga dija, dhe aq e lartë për nga idetë, saqë ne e kemi obligim t’ia kujtojmë vetes tekstet e tij, për të ecur përpara në nivelin e detyrës kombëtare dhe historike”, u shpreh Kurti.
Ai theksoi nevojën për drejtësi dhe kërkoi nga faktori ndërkombëtar që t’i bëjë presion Serbisë për hapjen e arkivave të luftës, me qëllim ndriçimin e fatit të Hotit dhe rreth 1600 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Ukshin Hoti u zhduk pas lirimit nga burgu i Dubravës në vitin 1999 dhe fati i tij mbetet ende i pazbardhur.

Në të njëjtën ditë, Kurti mori pjesë edhe në ceremoninë e diplomimit të 450 studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ku mbajti një fjalim përshëndetës si folës kryesor.

“Diplomimi është finalizimi i një pune të madhe. Kjo diplomë, qofte e para apo e fundit, është çelësi i një të ardhmeje dinjitoze,” deklaroi Kurti para studentëve, stafit akademik dhe të pranishmëve.
Ai vlerësoi lartë aktivitetet akademike dhe kulturore të Universitetit, duke përmendur panairin e punës dhe karrierës, promovimet e botimeve të reja si dhe shfaqjen e komedisë klasike “Tartufi” nga studentët e Filologjikut.

Kurti nënvizoi rëndësinë e qasjes ndërdisiplinare në arsim, ku shkenca dhe arti plotësojnë njëra-tjetrën, dhe përmbylli fjalimin me urime për të gjithë të diplomuarit:
“Të jeni krenarë për emrin e Universitetit tuaj dhe ta gëzoni diplomën nga ky institucion. Suksese të gjithëve!”

Related

Previous Post

Hajrulla Çeku zyrtarizohet si kandidat i Vetëvendosjes për Prishtinën

Next Post

Friedrich Merz: Izraeli po bën “punën e ndyrë” për Perëndimin kundër Iranit

Next Post
Friedrich Merz: Izraeli po bën “punën e ndyrë” për Perëndimin kundër Iranit

Friedrich Merz: Izraeli po bën "punën e ndyrë" për Perëndimin kundër Iranit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.