Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Abdixhiku dhe Limaj diskutojnë për krizën politike

Qendra Info by Qendra Info
18/06/2025
in Lajme
0
Abdixhiku dhe Limaj diskutojnë për krizën politike
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas burimeve të Qendra.info, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kanë zhvilluar sot një takim kokë më kokë që ka zgjatur mbi një orë e gjysmë.

Burimet e Qendra.info bëjnë të ditur se në këtë takim është diskutuar gjerësisht për zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe për nevojën e gjetjes së një rruge për dalje nga kriza politike që po e përshkon vendin. Takimi është vlerësuar si konstruktiv dhe i zhvilluar në një atmosferë pozitive.

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit, sipas të njëjtave burime, ka qenë përgatitja për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen, me theks të veçantë në kryeqytet. Abdixhiku dhe Limaj, thuhet se kanë shqyrtuar mundësinë e një bashkëpunimi të përbashkët në Prishtinë, që shihet si një prej garave më strategjike në skenën lokale.

Edhe pse nuk është bërë publik ndonjë dakordim konkret, takimi shihet si pjesë e një faze koordinimi ndërmjet opozitës për të forcuar pozicionin në zhvillimet e ardhshme elektorale.

As LDK-ja, e as Nisma nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë zyrtare pas takimit, duke ruajtur diskrecionin për përmbajtjen e diskutimeve. Ndërkohë, pritet që ditëve në vijim të ketë më shumë qartësi lidhur me hapat që mund të ndërmerren nga këto dy parti në kuadër të zhvillimeve politike dhe zgjedhore.

Related

Previous Post

Rusia paralajmëron: Ndihma ushtarake amerikane për Izraelin mund të destabilizojë Lindjen e Mesme

Next Post

Guterres paralajmëron: Ndërhyrjet ushtarake në konfliktin Iran-Izrael rrezikojnë paqen ndërkombëtare

Next Post
Guterres paralajmëron: Ndërhyrjet ushtarake në konfliktin Iran-Izrael rrezikojnë paqen ndërkombëtare

Guterres paralajmëron: Ndërhyrjet ushtarake në konfliktin Iran-Izrael rrezikojnë paqen ndërkombëtare

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.