Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Fatmir Limaj: NISMA Socialdemokrate do të garojë në gjithë Kosovën për zgjedhjet lokale

Qendra Info by Qendra Info
26/06/2025
in Lajme
0
Fatmir Limaj: NISMA Socialdemokrate do të garojë në gjithë Kosovën për zgjedhjet lokale
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar të hënën se partia që ai udhëheq do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në të gjitha komunat e Kosovës. Kjo u bë e ditur pas një mbledhjeje të kryesisë së partisë, ku u diskutua rreth përgatitjeve për fushatën zgjedhore.

“Sot, së bashku me Kryesinë e NISMA Socialdemokrate, diskutuam për përgatitjet dhe angazhimin tonë për zgjedhjet lokale,” tha Limaj, duke shtuar se partia është e përkushtuar të ofrojë kandidatë me integritet, përvojë dhe vullnet për ndryshim, në çdo qytet të Kosovës.

Ai bëri të ditur se në garën për pushtetin lokal, NISMA do të paraqesë një program serioz dhe të besueshëm, të bazuar në zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballen komunat, si dhe me synimin për të ndërtuar një qeverisje të ndershme, transparente dhe në shërbim të qytetarëve.

Limaj theksoi se kandidaturat e partisë do të përfshijnë burra dhe gra, djem dhe vajza nga të gjitha fushat, të përgatitur për të përfaqësuar denjësisht komunitetet në të cilat jetojnë.

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen gjatë vjeshtës, ndërsa subjekti i Limajt po përgatitet të rikthehet në skenën politike me një qasje të re dhe me ofertë të fokusuar në nevojat reale të qytetarëve.

Related

Previous Post

“Pranoni armëpushimin ose do t’ju gjejmë”: SHBA dyshohet se i dërgoi Khameneit koordinatat e vendstrehimit

Next Post

Gjykata Kushtetuese: Konstituimi i Kuvendit duhet të ndodhë brenda 30 ditësh pas zgjedhjeve

Next Post
‘Kosova në prag të ngërçit politik, shkak vakumi kohor që la Kushtetuesja më 2014’

Gjykata Kushtetuese: Konstituimi i Kuvendit duhet të ndodhë brenda 30 ditësh pas zgjedhjeve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.