Fillimi i javës do të karakterizohet nga mot i kthjellët, por me temperatura të ulëta në orët e para të mëngjesit. Sipas parashikimeve meteorologjike, të hënën në mëngjes termometri mund të zbresë deri në 0°C, ndërsa në disa lugina pritet të shfaqet mjegulla.
Gjatë ditës, moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta lokale. Pas një mëngjesi të ftohtë, temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme, duke arritur deri në 17 apo 18°C në orët e pasdites.
Meteorologët parashikojnë që kjo situatë e qëndrueshme e motit të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me ndryshime të lehta në temperaturat ditore.

