Gostivar, 20 tetor 2025 – Edhe pse kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Valbon Limani, ka fituar epërsi të madhe prej mbi 13 mijë votash, zgjedhjet në këtë komunë do të përsëriten për shkak të mungesës së vetëm 22 votave për të arritur censusin e nevojshëm.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), në Gostivar kanë votuar gjithsej 27,609 persona, ndërsa për të qenë zgjedhjet të vlefshme duhej të kishin votuar 27,629 qytetarë – pra vetëm 22 më shumë.
Për pasojë, edhe pse rezultati është bindës në favor të Limanit, zbatimi i ligjit zgjedhor detyron përsëritjen e votimit në këtë komunë.
Krahas Gostivarit, zgjedhjet lokale të 19 tetorit do të përsëriten edhe në Qendër Zhupë, Vrapçishtë dhe Mavrovë-Rostushë, për shkak të pjesëmarrjes së ulët të votuesve.
Kujtojmë se përsëritja e zgjedhjeve vlen vetëm për garën për kryetar komune, ndërsa rezultatet për këshillat komunalë mbeten të vlefshme dhe nuk do të preken nga ky vendim.

