Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

I pa informuar, Kajtazi kërkon përjashtimin e Xhafer Tahirit nga LDK-ja, harron balotazhin në Suharekë.

Enesa Veseli by Enesa Veseli
20/10/2025
in Lajme
0
I pa informuar, Kajtazi kërkon përjashtimin e Xhafer Tahirit nga LDK-ja, harron balotazhin në Suharekë.
0
SHARES
40
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtinë – Analisti dhe gazetari Vehbi Kajtazi ka kërkuar që Xhafer Tahiri të përjashtohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), pas vendimit të tij për të hyrë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje në Vushtrri. Sipas Kajtazit, Tahiri ka vepruar pa koordinim dhe në kundërshtim me statutin e partisë, duke i shkaktuar dëm LDK-së.

“Duhet të përjashtohet sepse këtë ia lejon statuti. Veprimi i tij i pakoordinuar dhe i paautorizuar bie në kundërshtim me nenin 41 të statutit të LDK-së. Ai i ka shkaktuar dëm LDK-së, sepse në vend që të përqendrohej te përgatitjet për balotazh, është marrë me situata të tilla,” tha Kajtazi në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

Siq duket, Kajtazi është i pa informuar për marrëveshjet nën hije të kreut të LDK-së për balotazhet në komunat ku partia është në garë, veçanërisht në Suharekë, ku po zhvillohen negociata strategjike që nuk janë bërë publike.

Ai kritikoi gjithashtu reagimin e familjarëve të Tahirit ndaj kërkesës për përjashtim, duke e cilësuar si mungesë guximi nga drejtuesit e partisë dhe paralajmëroi se LDK-ja duhet të jetë e rreptë me ata që veprojnë kundër partisë, për të shmangur pasoja të ngjashme me humbjet që pati Partia Demokratike e Kosovës në bastionet e saj.

Related

Previous Post

Syla i ashpër me LDK’në e Abdixhikut: “A po dilni kadale në VV krejt, se na keni lodhë”

Next Post

Edhe pse me epërsi prej 13 mijë votash, për 22 vota Gostivari shkon në rivotim

Next Post
Edhe pse me epërsi prej 13 mijë votash, për 22 vota Gostivari shkon në rivotim

Edhe pse me epërsi prej 13 mijë votash, për 22 vota Gostivari shkon në rivotim

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.