Në Kosovë, të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, por me shtim lokal të vranësirave në disa rajone të vendit. Sipas parashikimeve sinoptike, gjatë ditës do të ketë alternime mes intervaleve me diell dhe periudhave me vranësira.
Meteorologët njoftojnë se do të fryjnë erëra të lehta deri mesatare nga jugu dhe juglindja, ndërsa në ndonjë rajon mund të ketë rigë të dobëta shiu afatshkurtra.
Temperaturat do të luhaten nga 4°C në mëngjes si minimalja, deri në 18°C gjatë ditës si maksimalja.
Në përgjithësi, dita e martë do të karakterizohet nga moti i qëndrueshëm dhe i butë për periudhën e tetorit, me kushte të përshtatshme për aktivitete në natyrë.

