Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Tirana”.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja do të zgjasë deri në sanimin e problemit, ndërsa pa furnizim me ujë do të mbesin këto zona të kryeqytetit:
-
Rruga “Tirana”
-
Rruga “Vicianum”
-
Rruga “Bashkim Fehmiu”
-
Një pjesë e lagjes Kalabria
KRU “Prishtina” ka kërkuar mirëkuptim nga banorët e këtyre lagjeve, duke theksuar se ekipet teknike janë në terren dhe do të punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë.
Kompania u bën thirrje qytetarëve që gjatë kësaj periudhe të kursejnë ujin dhe të sigurojnë rezerva të mjaftueshme deri në përfundimin e punimeve.

