Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Tension i lartë në Karaibe: SHBA dislokon forca rekord përballë Venezuelës, pritet sulm me raketa Washington

Qendra Info by Qendra Info
29/10/2025
in Lajme
0
Tension i lartë në Karaibe: SHBA dislokon forca rekord përballë Venezuelës, pritet sulm me raketa  Washington
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara kanë nisur dislokimin më të madh ushtarak në rajonin e Karaibeve që nga Lufta e Parë e Gjirit, duke pozicionuar 13 njësi detare, përfshirë aeroplanmbajtësen gjigante USS Gerald Ford, me mbi 700 raketa dhe 180 raketa Tomahawk gati për përdorim.

Sipas raportit të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), ky është një vendosje historike e forcave detare amerikane përballë brigjeve të Venezuelës, ndërsa analistët paralajmërojnë se një sulm ajror me raketa është “shumë i mundshëm”.

Koloneli në pension Mark Cancian tha për CSIS se ky dislokim nuk është simbolik:

“Nuk dërgon një nga armët më të fuqishme të marinës vetëm për ta lënë aty. O e përdor, o e tërheq menjëherë. Ka shumë gjasa për një sulm me raketa ndaj Venezuelës.”

Ndërkohë, Forcat Ajrore amerikane kanë dërguar një skuadrilje bombarduesish B-1B, ndërsa në Porto Riko po ngrihen kampe ushtarake që mund të shërbejnë si bazë logjistike për operacione në rajon.

USS Gerald Ford do të shoqërohet nga tre shkatërrues, anije amfibe dhe një nëndetëse, duke e çuar numrin total të forcave në 13 njësi luftarake — një nivel që nuk është arritur as gjatë pushtimeve të Panamasë (1989) apo Grenadës (1983).

Ekspertët vlerësojnë se operacioni i ri i Pentagonit do të synojë goditje të kufizuara ajrore, jo pushtim tokësor. Profesori Stephen Biddle nga Universiteti i Kolumbias deklaroi për agjencinë EFE:

“Në rast veprimi ushtarak, është e arsyeshme të supozohet se SHBA-të do të përdorin avionët luftarakë dhe raketat, jo trupa tokësore.”

Tensionet janë përshkallëzuar më tej pasi Parlamenti venezuelian shpalli persona non grata kryeministren e Trinidadit dhe Tobagos, Kamla Persad-Bissessar, për lejimin e ankorimit të një anijeje luftarake amerikane në ujërat e saj.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodríguez, paralajmëroi se Venezuela “do të veprojë në çdo mënyrë për të siguruar që të respektohet sovraniteti i saj”, ndërsa presidenti Nicolás Maduro njoftoi pezullimin e kontratave të gazit me arkipelagun fqinj.

Sipas analizës së Corriere Della Sera, ky dislokim e vendos Pentagonin përballë një dileme strategjike: me largimin e USS Ford nga Mesdheu, SHBA-të për herë të parë nuk kanë asnjë aeroplanmbajtëse në ujërat pranë Evropës dhe Lindjes së Mesme — një sinjal se fokusi i Uashingtonit po zhvendoset fuqishëm drejt Amerikës Latine.

Related

Previous Post

Rubin ngre zërin për Thaçin dhe ish-drejtuesit e UÇK-së: Dënimi i tyre do të ishte një padrejtësi historike

Next Post

Aksident në afërsi të memorialit të Ibrahim Rugovës në Prishtinë

Next Post
Aksident në afërsi të memorialit të Ibrahim Rugovës në Prishtinë

Aksident në afërsi të memorialit të Ibrahim Rugovës në Prishtinë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.