Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Albin Kurti reagon në Facebook: Kosova përmirëson rezultatin në Indeksin Botëror të Sundimit të Ligjit 2025

Qendra Info by Qendra Info
30/10/2025
in Lajme
0
Shpërthimi në Zveçan, Kurti: Sulmi tinëzar i atyre që nuk sundojnë më në veriun e Kosovës
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar se Kosova është ndër vendet e pakta në botë që shënon përmirësim në sundimin e ligjit, sipas Indeksit të Sundimit të Ligjit 2025 të Projektit të Drejtësisë Botërore (World Justice Project).

Sipas Kurtit, Kosova renditet e treta në rajonin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, ndërsa e dyta në mesin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP6), duke dëshmuar progres të qëndrueshëm gjatë pesë viteve të fundit.

Në këtë indeks, Kosova kryeson në katër fusha kryesore:
✅ Kufizimet në pushtetin qeveritar
✅ Rendi dhe siguria
✅ Mungesa e korrupsionit
✅ Qeverisja e hapur

“Rezultatet na tregojnë se po ecim në drejtimin e duhur – teksa mbetemi të përkushtuar për të bërë më shumë, veçanërisht në forcimin e sektorit të drejtësisë, si një nga prioritetet tona kryesore për mandatin e ardhshëm,” ka shkruar Kurti në reagimin e tij.

Postimi i tij vjen në një kohë kur shumë vende të botës po përballen me rënie të ndjeshme të standardeve të sundimit të ligjit, ndërsa Kosova shihet si një shembull pozitiv në rajon për përmirësimin e institucioneve dhe luftën kundër korrupsionit.

Related

Previous Post

Sllovenia miraton projektligjin për ndihmën dimërore – përfitime për punëtorët, pensionistët dhe të vetëpunësuarit

Next Post

“Diella shtatzënë me 83 asistentë digjitalë” – reagimi me humor i Komisionit Evropian ndaj deklaratës së Ramës

Next Post
“Diella shtatzënë me 83 asistentë digjitalë” – reagimi me humor i Komisionit Evropian ndaj deklaratës së Ramës

“Diella shtatzënë me 83 asistentë digjitalë” – reagimi me humor i Komisionit Evropian ndaj deklaratës së Ramës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.