Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“The Sun”: Një fluturim njëditor në Shqipëri kushton më lirë se një shfaqje teatrore në Londër

Enesa Veseli by Enesa Veseli
31/10/2025
in Lajme
0
“The Sun”: Një fluturim njëditor në Shqipëri kushton më lirë se një shfaqje teatrore në Londër
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy nëna britanike arritën të vizitonin Shqipërinë për vetëm një ditë, duke shpenzuar më pak para sesa do t’u kushtonte një natë në teatër në Londër – shkruan gazetarja Cyann Fielding për tabloidin britanik “The Sun”.

Stacey Baugh (34 vjeçe) dhe Claire Dukes (41 vjeçe) udhëtuan nga Chesterfield drejt Tiranës, duke blerë bileta vajtje-ardhje me kompaninë “Ryanair” për vetëm 70 paund secila. Fluturimi i tyre u nis nga Stansted në orën 05:55 dhe mbërriti në kryeqytetin shqiptar në 09:50.

Pas mbërritjes, ato bënë një tur privat prej 60 stërlinash, që përfshinte vizitën në liqenin e Bovillës, malin e Dajtit, malin e Gamtit dhe një xhiro mbrëmjeje në Tiranë.

“Ishte një udhëtim fantastik. Bovilla ka një ngjyrë të mrekullueshme blu të gjelbër. Rruga ishte e këndshme dhe pamjet mahnitëse”, – tha Stacey për “The Sun”.

“Fluturimi mbi malet shqiptare në perëndim të diellit ishte fundi perfekt i ditës.”

Dy mikeshat shijuan edhe ushqimet tradicionale shqiptare – qofte, trileçe, sallatë çezar dhe tavë dheu – për më pak se 40 paund në një restorant panoramik në majë të Dajtit.

Në total, udhëtimi i tyre njëditor në Shqipëri kushtoi rreth 200 paund, më pak se një mbrëmje në teatrot e Londrës.

“Vetëm treni për në punë më kushton mbi 100 paund. Ndërsa një natë në teatër me benzinë, parkim dhe biletë arrin deri në 200 paund. Në Shqipëri patëm një ditë të plotë, eksploruam tre male dhe u kënaqëm pafund – për të njëjtin çmim”, – shtoi Stacey.

Dy nënat kanë krijuar një rutinë të veçantë: udhëtime ditore në vende të ndryshme evropiane. Ato kanë vizituar më parë Suedinë dhe Irlandën, ndërsa për vitin 2026 kanë planifikuar tashmë tri destinacione të tjera – Kopenhagën, Poloninë dhe Luksemburgun.

“Që kur u bëmë prindër, nuk duam të largohemi shumë gjatë nga fëmijët. Udhëtimet njëditore janë perfekte – të japin pushim, përjetime të reja dhe nuk kërkojnë shumë shpenzime”, – përfundon ajo./QENDRA.INFO

Related

Previous Post

Cristiano Ronaldo Jr. blen makinën e parë në moshën 15-vjeçare: një Lamborghini prej 265 mijë eurosh

Next Post

S’u paraqit në gjykatë, Sveçla lajmërohet nga Bosnja dhe Hercegovina

Next Post
S’u paraqit në gjykatë, Sveçla lajmërohet nga Bosnja dhe Hercegovina

S’u paraqit në gjykatë, Sveçla lajmërohet nga Bosnja dhe Hercegovina

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.