Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk është paraqitur sot në seancën gjyqësore që po zhvillohet ndaj tij në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Sipas burimeve, Sveçla ka munguar në seancë pasi ndodhet për vizitë zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Gjykata kishte planifikuar zhvillimin e seancës sot, ndërsa mungesa e ministrit është arsyetuar për shkak të angazhimeve ndërkombëtare.
Rasti ndaj Sveçlës lidhet me ngjarjet e mëhershme në Kuvend, kur anëtarë të Vetëvendosjes kishin hedhur gaz lotsjellës gjatë seancave parlamentare si formë proteste politike.
Ndërkohë, seanca pritet të shtyhet për një datë tjetër.

