Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rama pas vendimit të Kushtetueses: “Të jemi gati për zgjedhje në çdo kohë”

Qendra Info by Qendra Info
05/11/2025
in Lajme
0
Rama pas vendimit të Kushtetueses: “Të jemi gati për zgjedhje në çdo kohë”
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi mbrëmjen e së martës një mbledhje urgjente në selinë e PS-së me deputetët dhe drejtuesit e strukturave të Tiranës, vetëm dy ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që anuloi shkarkimin e Erion Veliajt dhe pezulloi zgjedhjet e pjesshme për kryeqytetin.

Takimi, i cili zgjati rreth një orë e gjysmë, kishte në fokus përgatitjet për zgjedhje, pavarësisht se ato nuk do të zhvillohen më 9 nëntor siç ishte planifikuar fillimisht. Sipas burimeve nga PS, Rama u ka kërkuar deputetëve dhe ish-deputetëve të mos ndalin punën me strukturat lokale dhe të vazhdojnë kontaktet me qytetarët.

“Puna që është bërë deri tani nuk duhet të shkojë dëm. Duhet të jemi gati për zgjedhje në çdo moment”, – mësohet t’u ketë thënë Rama të pranishmëve, duke kërkuar që secili të analizojë problematikat aktuale të Tiranës sikur zgjedhjet të mbaheshin javën e ardhshme.

Në takim morën pjesë të gjithë deputetët e PS-së për qarkun e Tiranës, si dhe disa ish-deputetë që janë angazhuar në fushatën e përgatitjeve. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është larguar nga selia e PS-së nga dera e pasme, në përfundim të mbledhjes.

Mbledhja vjen në një moment tensioni politik, pas vendimit të Kushtetueses që i hapi rrugë rikthimit të Erion Veliajt në detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke rrëzuar vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij dhe duke pezulluar procesin zgjedhor të planifikuar.

Related

Previous Post

Shoferi i Angelina Jolie rekrutohet papritur nga ushtria ukrainase gjatë vizitës në Kherson

Next Post

Hungari–Ukrainë: retorika për BE-në kthehet në betejë politike

Next Post
Hungari–Ukrainë: retorika për BE-në kthehet në betejë politike

Hungari–Ukrainë: retorika për BE-në kthehet në betejë politike

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.