Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëherësh kryetari aktual i Pejës, Gazmend Muhaxheri, pasi kreu votimin e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, u bëri thirrje qytetarëve të Pejës të dalin masivisht në votime.
“Zgjedhja është e tyre”, tha shkurt para mediave Muhaxheri, duke shtuar se procesi zgjedhor po zhvillohet normalisht dhe sipas pritjeve. Ai theksoi se pret një pjesëmarrje të ngjashme me raundin e parë të zgjedhjeve.
Në këtë balotazh, Gazmend Muhaxheri i LDK-së përballet me Taulant Kelmendin e Lëvizjes Vetëvendosje, në një garë që do të përcaktojë drejtimin e komunës së Pejës për katër vitet e ardhshme.

