Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike të shtunën në disa rajone të Kosovës

Qendra Info by Qendra Info
15/11/2025
in Lajme
0
KEDS reagon pas gjobitjes: Bordi i ZRRE-së e la në “mëshirë të fatit” sektorin e energjisë elektrike
0
SHARES
36
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të shtunën, më 15 nëntor 2025, do të realizohen punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit energjetik, përfshirë edhe disa projekte investive dhe ndërhyrje nga palë të treta.
Si pasojë, në disa zona të Kosovës do të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.

Rajoni i Pejës

Në Istog, nga ora 11:00 deri në 15:00, do të ndërpritet energjia për fshatrat Zhakovë, Rakosh, Cërkolez, Sine, Mojstir, Shushicë, Uqë dhe Suriganë, për shkak të ndërrimit të shtyllave të tensionit të mesëm.
Në Deçan, nga ora 09:00 deri 17:00, do të ketë ndërprerje në fshatrat Ahmetgjekaj, Tishukaj, Mehmetaj, Mulaj, Kuklec, Osadautaj, Tahirsylaj, Rexhametaj, Osmanaj – punime në ngritjen e shtyllave të tensionit të mesëm.
Në qytetin e Pejës, nga ora 10:00 deri 16:00, do të ketë ndërprerje në disa rrugë kryesore si Ali Pashë Tepelena, Avdyl Frashëri, Dr. Nuredin Çeku, Eqrem Çabej, Isa Boletini etj., për punime teknike të miratuara.

Rajoni i Prizrenit

Nga ora 10:00 deri 14:00, energjia do të ndërpritet në zonën industriale të qytetit për bizneset IBPK “Prizreni”, “Shtypshkronja e Re” dhe “Siprint”, për ndërrim të trafo-fushës sipas projektit të miratuar.

Rajoni i Ferizajt

Në disa zona të Ferizajt do të zhvillohen punime të gjera për bartje kabllosh dhe energjizim të linjave të reja, që do të shkaktojnë ndërprerje nga ora 08:00 deri 12:00 në:

  • pjesë të qytetit (rrugët Ahmet Kaçiku, Besim Fazliu, Marie Shllaku),

  • fshatrat Talinovci i Muhaxherëve, Sazlia, Papazi, Rahovica, Softaj, Fusha e Madhe,

  • si dhe në zonat e Bablakut, Babushit, Mirashit dhe Cërnillës.
    Gjithashtu, do të ndërpritet energjia për Kazerma, Bankat, Fabrikën e Bukës, Elsam Company, Ujëvarën dhe Frigoriferin.
    Në Ferizaj III, nga ora 10:00 deri 12:00, do të ketë ndërprerje në Varosh, Gërlicë, Greme dhe Rakaj për punime të palëve të treta.

Rajoni i Mitrovicës

Në Vushtrri, nga 09:00 deri 17:00, do të ketë ndërprerje në rrugët Bahri Kuqi, Shotë Galica, Azem Bejta, Drenica, Shales, Hoxhë Kadri Prishtina dhe në fshatin Begaj, për përmirësime teknike.
Në të njëjtën periudhë, do të ndërpritet edhe energjia në rrugën Haxhi Zeka për punime në nënstacionin e Shtëpisë së Shëndetit.

Rajoni i Gjakovës

Nga ora 10:00 deri 11:00 dhe 12:00 deri 13:00, do të ketë ndërprerje në disa lagje të qytetit, përfshirë Dardaninë, Lekë Dukagjinin, Nënë Terezën dhe Piskotën, për testimin e transformatorëve toroidal dhe mbrojtjeve rele.
Në Malishevë, ndërprerjet do të ndodhin nga 09:00 deri 11:00 në fshatrat Astrazub, Dragobil, Drenoc, Pagarushë e të tjera, për kyçje të konsumatorëve në rrjet.

Rajoni i Gjilanit

Në Kamenicë, nga 10:00 deri 11:00 dhe 14:00 deri 15:00, do të ndërpritet energjia në zonat Meshinë, Buxhenicë, Strezoc, Bushincë, Tirincë, Krilevë, Rahovicë e të tjera, për ndërrimin e shtyllave të kalbura me shtylla betoni.
Po ashtu, nga 11:30 deri 13:30, pa energji do të mbeten Hogoshti, Bujnovca, Viqevci, Desivojca, Velegllava dhe Lisocka, për shkak të zëvendësimit të transformatorit me kapacitet më të madh.
Në Përlepnicë, nga 12:00 deri 15:00, do të ketë ndërprerje për shkak të kyçjes së trafostacionit të ri në projektin Kosaqe.

Related

Previous Post

Distria Krasniqi “mbretëreshë” në Zagreb – fiton medaljen e artë dhe vazhdon dominimin në xhudo

Next Post

FSK stërvitet në Gërmi, Maqedonci në krye

Next Post
FSK stërvitet në Gërmi, Maqedonci në krye

FSK stërvitet në Gërmi, Maqedonci në krye

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.