Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë publik formacionin startues të “Dardanëve” për sfidën e sotme kundër Sllovenisë, në kuadër të kualifikimeve evropiane. Përfaqësuesja jonë hyn në këtë ndeshje me 11 lojtarë të vendosur të luftojnë për një objektiv të vetëm: rezultat pozitiv.
Trajneri Franco Foda ka zgjedhur këta titullarë:
-
16 – Saipi
-
21 – Hajdari
-
13 – Rrahmani (kapiteni)
-
5 – Dellova
-
19 – Gallapeni
-
15 – Vojvoda
-
23 – Avdullahu
-
6 – Rexhbeçaj
-
8 – Muslija
-
11 – Asllani
-
18 – Muriqi
Në bankën rezervë janë: Maloku, Bekaj, Hajrizaj, Aliti, I. Krasniqi, Rashica, A.L. Rrahmani, Zhegrova, Berisha, E. Krasniqi, Hoxha dhe Jashari.
FFK e shoqëroi publikimin me mesazhin: “11 luftëtarë me një zemër e një qëllim.”
Kosova synon pikë të rëndësishme në këtë përballje që pritet me interes të madh nga tifozët “Dardanë”.

