Në një atmosferë festive me 22 mijë tifozë në tribuna, sot në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania” zhvillohet dueli i madh Shqipëri – Angli, i vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.
Të dyja kombëtaret kanë përmbushur objektivat e tyre. Anglia ka siguruar vendin e parë në grup dhe kualifikimin direkt për Botërorin që do të mbahet verën e ardhshme në Amerikën e Veriut, ndërsa Shqipëria ka bërë histori, duke u kualifikuar për fazën play-off. Më 20 nëntor, kuqezinjtë do të mësojnë kundërshtarin për gjysmëfinalen e play-off-it që luhet më 26 mars 2026.
Përballja e sotme, e cila vjen pa presion rezultati, shihet si një miqësore luksi, ku pritet të dominojë festa kuqezi, ndërsa policia ka marrë masa shtesë sigurie për mbarëvajtjen e ndeshjes brenda dhe jashtë impiantit. Hyrja në stadium hapet në orën 15:00.
Statistikat e përballjeve
Shqipëria dhe Anglia janë ndeshur shtatë herë më parë – të gjitha fitore për anglezët.
Kuqezinjtë kanë shënuar vetëm një gol ndaj tyre, në humbjen 1-3 në “Qemal Stafa” më 28 mars 2001, me Altin Rrakllin si autor. Në total, Anglia ka realizuar 21 gola ndaj nesh.
Takimi i fundit është zhvilluar më 21 mars 2025, ku Anglia fitoi 2-0 në Londër – humbja e fundit e Shqipërisë, që më pas ka regjistruar 6 fitore dhe 2 barazime. Anglia ndërkohë ka qenë perfekte në këtë fushatë me 7 fitore në 7 ndeshje, duke shënuar 20 gola dhe pa pësuar asnjë.
Arbitrat
UEFA ka deleguar një ekip arbitrash italianë:
-
Kryesor: Marco Guida
-
Asistentë: Giorgio Peretti, Alessio Berti
-
I katërt: Simone Sozza
-
VAR: Marco Di Bello
-
AVAR: Valerio Marini
Renditja aktuale e Grupit K
1️⃣ Anglia – 21 pikë
2️⃣ Shqipëria – 14 pikë
3️⃣ Polonia – 10 pikë
4️⃣ Moldavia – 8 pikë
5️⃣ Ishujt Faroe – 1 pikë

