Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ursula von der Leyen në Kiev për herë të dhjetë: Nuk do të tërhiqemi, paqe me kushtet e Ukrainës

Qendra Info by Qendra Info
24/02/2026
in Lajme
0
Ursula von der Leyen në Kiev për herë të dhjetë: Nuk do të tërhiqemi, paqe me kushtet e Ukrainës
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur sot në Kiev, në vizitën e saj të dhjetë që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.

Përmes një postimi në platformën X, ajo bëri të ditur se qëllimi i vizitës është rikonfirmimi i mbështetjes së palëkundur të Evropës ndaj Ukrainës – në planin ekonomik, ushtarak dhe humanitar – veçanërisht në kushtet e dimrit të ashpër dhe në përvjetorin e katërt të luftës.

“Evropa qëndron në krah të Ukrainës. Do të vazhdojmë ta mbështesim luftën e saj të drejtë dhe të dërgojmë një mesazh të qartë si për popullin ukrainas, ashtu edhe për agresorin: nuk do të tërhiqemi derisa të rikthehet paqja”, deklaroi ajo.

Në fund të mesazhit, von der Leyen theksoi: “Paqe me kushtet e Ukrainës”.

Gjatë vizitës në kryeqytetin ukrainas, presidentja e Komisionit do të marrë pjesë në një ceremoni zyrtare së bashku me presidentin e Këshilli Evropian, António Costa, si dhe liderë të tjerë evropianë.

Sipas pamjeve të publikuara nga vetë von der Leyen në rrjetet sociale, ajo mbërriti në Kiev me tren, ku u prit nga zyrtarë ukrainas me një buqetë lulesh në ngjyrat kombëtare të Ukrainës.

Vizita vjen në një moment simbolik dhe politikisht të ndjeshëm, duke riafirmuar mbështetjen e Bashkimit Evropian për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Related

Previous Post

Haliti: Kurti e ka një “zar në xhep”, vetëm sa nuk tha që LDK-ja do ta mbështesë

Next Post

Ish-shefi i AKI-së shpallet fajtor edhe në rigjykim për rastin e “Gylenistëve”

Next Post
Ish-shefi i AKI-së shpallet fajtor edhe në rigjykim për rastin e “Gylenistëve”

Ish-shefi i AKI-së shpallet fajtor edhe në rigjykim për rastin e “Gylenistëve”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.