Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Mediat izraelite: Ali Khamenei mund të jetë vrarë pas sulmeve në Teheran

Qendra Info by Qendra Info
28/02/2026
in Lajme
0
Mediat izraelite: Ali Khamenei mund të jetë vrarë pas sulmeve në Teheran
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mediat izraelite raportojnë se lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, mund të jetë vrarë pas sulmeve të fundit në Teheran, ndërsa kontaktet me të janë ndërprerë për disa orë.

Sipas raportimeve të mediave izraelite, përfshirë portalin Walla, kompleksi rezidencial i Khameneit në kryeqytetin iranian është goditur dhe rrafshuar gjatë sulmeve, ndërsa fati i tij mbetet ende i paqartë.

Disa media të tjera në Izrael, si N12 dhe Channel 1, cituan një zyrtar të lartë në Tel Aviv të ketë deklaruar se sipas vlerësimeve paraprake ekziston mundësia që udhëheqësi suprem të mos ketë mbijetuar.

“Do të tronditeshim nëse Khamenei do të shfaqej drejtpërdrejt. Sipas vlerësimit tonë, ai nuk është më me ne, por po presim konfirmim përfundimtar”, citohet të ketë thënë zyrtari.

Sipas një burimi tjetër izraelit, ekziston një probabilitet i lartë që Khamenei të mos i ketë mbijetuar sulmit, megjithëse deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet iraniane.

Ndërkohë, sipas raportimeve të Reuters, nga sulmet janë vrarë edhe dy zyrtarë të lartë iranianë: ministri i Mbrojtjes, Amir Nasirzadeh, dhe komandanti i Garda Revolucionare Islamike, Mohammad Pakpour.

Situata në Iran mbetet e tensionuar, ndërsa pritet konfirmim zyrtar për fatin e liderit suprem.

Related

Previous Post

Kurti dhe Hamza takohen në Kuvend, diskutime për situatën politike dhe çështjen e presidentit

Next Post

E diel me diell dhe temperatura pranverore në Kosovë

Next Post
Moti për të mërkurën: Vranësira, intervale me diell dhe reshje të lehta në disa rajone

E diel me diell dhe temperatura pranverore në Kosovë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.