Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hamza: PDK do ta votonte një kandidat nga familja Jashari për President

Qendra Info by Qendra Info
03/03/2026
in Lajme
0
Hamza kishte paralajmëruar më herët rrezikun nga përmbytjet në urën e re të Ibrit
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se nëse kandidat për president do të ishte dikush nga familja Jashari, atëherë 22 votat e PDK-së do të ishin në mbështetje të tij.

Në një paraqitje në emisionin Pressing në Televizioni T7, Hamza tha se këtë qëndrim ia ka bërë të ditur edhe kryeministrit Albin Kurti gjatë takimit të tyre.

“E ka ditur edhe Kurti edhe unë që nëse është dikush nga familja Jashari, ka me pasur përkrahjen. Kjo është diskutuar që nga takimi i parë”, tha Hamza, duke shtuar se është i bindur se edhe partitë e tjera do ta mbështesnin një kandidaturë të tillë.

Ai theksoi se familja Jashari përfaqëson një vlerë të veçantë historike për Kosovën dhe se çdo vendim i kësaj familjeje është i respektueshëm për të.

Nga ana tjetër, Kurti kishte deklaruar se Murat Jashari, nga familja e heroit Adem Jashari, do të ishte figurë ideale për postin e presidentit në rrethanat aktuale gjeopolitike.

Megjithatë, Murat Jashari dhe anëtarë të tjerë të familjes kanë bërë të ditur më herët se nuk kanë ambicie për këtë pozitë, duke theksuar se një angazhim i tillë do të shqyrtohej vetëm në rrethana të jashtëzakonshme.

Hamza konfirmoi gjithashtu se PDK nuk e përkrah Vjosa Osmani për një mandat tjetër presidencial, duke theksuar se, sipas tij, ajo nuk ka mbajtur një qëndrim të drejtë në raport me të gjitha subjektet politike në vend.

Related

Previous Post

KEDS njofton ndërprerje të rrymës të martën në Pejë, Ferizaj dhe Gjilan

Next Post

Moringa ul LDL-në dhe trigliceridet, aleate natyrale për zemrën

Next Post
Moringa ul LDL-në dhe trigliceridet, aleate natyrale për zemrën

Moringa ul LDL-në dhe trigliceridet, aleate natyrale për zemrën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.