Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu tha se ndërhyrjet e ambasadorëve në institucionet e Kosooës nuk janë diçka e pazakontë.
“Unë Adnanin nuk e kam parë qe disa ditë, por nuk e di pse po e merrni si befasi këtë, sepse duke e shtruar këtë pyetje po e ngritni zërin me një lloj çudie. Ajo që po dua të them është se, me gjasë, Adnani ka dëgjuar se ka informacion të saktë se diçka e tillë po ndodh”, tha Sallahu në Politiko.
Sipas tij, historikisht nuk është për t’u çuditur që të ketë ndërhyrje të tilla, pasi sipas tij, raste të ngjashme kanë ndodhur edhe në të kaluarën.
“Historikisht nuk është për t’u çuditur, sepse ne e dimë se ka pasur ndërhyrje të tilla, qoftë në gjykatë, qoftë në institucione të tjera. Ju e dini nga kush, sepse në këtë shtet po jetojmë. Ka pasur ndërhyrje të ambasadorëve në shumë situata konkrete brenda institucioneve të Kosovës, nuk është diçka e jashtëzakonshme”, deklaroi Sallahu.

