Të hënën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Në disa rajone rrallë mund të ketë edhe ndonjë reshje të lehtë shiu.
Temperaturat nuk pritet të pësojnë ndryshime të mëdha. Minimalja parashihet rreth 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalja gjatë ditës mund të arrijë deri në 17 gradë Celsius.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi pritet mot me diell dhe vranësira. Vranësirat do të jenë më të theksuara në shumë pjesë të Shqipërisë, ku mund të ketë edhe reshje të pakta lokale. Reshje pak më të shpeshta priten në jug dhe perëndim të Shqipërisë, por pa zhvillime të theksuara.

