Kancelari i Gjermania, Friedrich Merz, i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti përparim të mëtejshëm në dialogun me Serbia, përmes një letre urimi me rastin e mandatit të ri qeverisës.
Në mesazhin e tij, Merz thekson se përpara qeverisë së re në Prishtinë qëndrojnë “detyra sfiduese”, duke vënë theks të veçantë te procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Këtu përfshihen edhe përparime të tjera në dialogun e normalizimit me Serbinë”, thuhet në letrën e kancelarit, i cili shpreh besimin se Kurti do të marrë vendime të rëndësishme për integrimin euro-atlantik të vendit.
Merz nënvizon gjithashtu se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Gjermanisë si një partner i fortë dhe i besueshëm në këtë rrugëtim politik dhe diplomatik.
Letra e urimit vjen në një moment kyç për zhvillimet rajonale, ku dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit mbetet një nga kushtet kryesore për avancimin e Kosovës drejt integrimit evropian.

