KEDS ka njoftuar se të mërkurën, më 25 mars 2026, do të ketë ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike në disa rajone të Kosovës, për shkak të punimeve në rrjet.
Sipas kompanisë, ndërprerjet do të realizohen për mirëmbajtje preventive, eliminim të defekteve, investime në rrjet dhe rritje të sigurisë së furnizimit me energji.
Në Prishtinë, pa energji do të mbesin disa zona si Mramori, Slivova, Mareci dhe fshatra përreth nga ora 10:00 deri në 15:30, ndërsa ndërprerje më të shkurtra do të ketë edhe në zonën e Drenasit.
Në rajonin e Pejë dhe Istogut, ndërprerjet do të zgjasin nga mëngjesi deri në orët e pasdites, duke përfshirë disa lagje të qytetit dhe fshatra si Muzhevinë, Tomoc dhe Dragolevc.
Edhe në Ferizaj dhe Shtime janë paralajmëruar ndërprerje në disa intervale gjatë ditës, që do të prekin si zona urbane ashtu edhe fshatra përreth, ndërsa në Gjakovë dhe Malishevë, punimet do të ndikojnë në disa fshatra nga ora 10:00 deri në 15:00.
KEDS bën të ditur se këto ndërhyrje janë të domosdoshme për funksionimin stabil të sistemit energjetik dhe u kërkon qytetarëve mirëkuptim gjatë kohës së punimeve.
Qytetarët këshillohen të planifikojnë paraprakisht aktivitetet e tyre gjatë orëve të ndërprerjes dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për çdo ndryshim të mundshëm.

