Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar institucionet për dështim në mbikëqyrjen e sektorit energjetik, duke kërkuar hetim të plotë për manipulimet e dyshuara me matësit e rrymës.
Sipas tij, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka përgjegjësi direkte për garantimin e matjeve të sakta, por mungesa e kontrollit dhe moslicencimi i laboratorëve të pavarur ka hapur rrugë për abuzime në dëm të qytetarëve nga KEDS.
Ai theksoi se reagimi i institucioneve ka qenë i vonuar dhe ngriti pyetje për rastet e deritanishme dhe përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara.

