Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kosova arrin renditjen më të lartë ndonjëherë në FIFA

Qendra Info by Qendra Info
03/04/2026
in Lajme
0
Kosova arrin renditjen më të lartë ndonjëherë në FIFA
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës në futboll po vazhdon të shkruajë histori në arenën ndërkombëtare, duke arritur pozitën e 78-të në renditjen më të fundit të FIFA-s – nivel ky më i larti që nga pranimi në këtë organizatë.

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se ky progres i jashtëzakonshëm vjen si rezultat i punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm të futbollistëve dhe stafit teknik ndër vite.

Nga një fillim modest në pozitën e 190-të në korrik të vitit 2016, “Dardanët” kanë shënuar një ngritje të qëndrueshme dhe mbresëlënëse, duke u shndërruar në një ekip konkurrues në skenën ndërkombëtare. Ky sukses është vlerësuar edhe nga vetë FIFA, e cila e ka promovuar arritjen përmes publikimeve në rrjetet sociale.

Kosova ka dëshmuar potencialin e saj edhe gjatë kualifikimeve për Kupën e Botës, ndonëse nuk arriti të sigurojë një vend në fazën finale, pasi u ndal në ndeshjen vendimtare të “play-off”-it kundër Turqisë.

Megjithatë, sinjalet janë të qarta: kombëtarja është në rritje të vazhdueshme dhe e ardhmja duket premtuese për futbollin kosovar.

Related

Previous Post

FSK zhvillon ushtrime fushore për rritjen e gatishmërisë operacionale

Next Post

MPB sqaron rregullat për xhamat e errët në automjete

Next Post
MPB sqaron rregullat për xhamat e errët në automjete

MPB sqaron rregullat për xhamat e errët në automjete

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.