Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kryeministri i ri i Hungarisë paralajmëron ekstradimin e Gruevskit: “S’ka vend për kriminelë ndërkombëtarë”

Qendra Info by Qendra Info
14/04/2026
in Lajme
0
Kryeministri i ri i Hungarisë paralajmëron ekstradimin e Gruevskit: “S’ka vend për kriminelë ndërkombëtarë”
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i ri i Hungarisë, Peter Magyar, ka paralajmëruar mundësinë e ekstradimit të ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, duke e cilësuar atë si “kriminel ndërkombëtar” që nuk duhet të qëndrojë në territorin hungarez.

Deklarata e tij erdhi pas fitores bindëse të partisë së tij Tisza në zgjedhjet parlamentare, ku mundi formacionin e Viktor Orbán dhe partinë Fidesz.

Magyar kritikoi ashpër politikat e qeverisë së mëparshme, veçanërisht vendimin për t’i dhënë azil Gruevskit në vitin 2018, duke theksuar se Hungaria nuk duhet të shndërrohet në strehë për persona të dënuar apo të akuzuar për vepra penale.

Ai gjithashtu kundërshtoi dhënien e azilit për politikanët polakë Zbigniew Ziobro dhe Marcin Romanowski, të cilët përballen me akuza për shpërdorim detyre, duke bërë paralelizëm të drejtpërdrejtë me rastin e Gruevskit.

“Hungaria nuk duhet të bëhet strehë për kriminelë ndërkombëtarë”, deklaroi Magyar, duke shtuar se bashkëpunimi evropian duhet të funksionojë në të dy drejtimet, përfshirë edhe ekstradimin e shtetasve hungarezë që i shmangen drejtësisë jashtë vendit.

Në zgjedhjet parlamentare të 12 prillit, partia e Magyar siguroi 138 mandate në parlamentin prej 199 ulësesh, ndërsa Fidesz mori 55 mandate dhe partia Mi Hazank 6 mandate.

Nikola Gruevski, i cili udhëhoqi qeverinë nga viti 2006 deri në vitin 2016, u dënua në vitin 2018 me dy vite burg për korrupsion. Pak ditë para arrestimit, ai u arratis nga Maqedonia e Veriut duke kaluar përmes disa vendeve të rajonit dhe më pas mori azil në Hungari me procedurë të përshpejtuar nga qeveria e atëhershme e Viktor Orbán.

Rasti i tij ka qenë prej vitesh një nga çështjet më të debatueshme në marrëdhëniet ndërmjet Hungarisë dhe vendeve të rajonit, ndërsa zhvillimet e fundit mund të hapin një kapitull të ri në këtë proces.

Related

Previous Post

Komisioni për Legjislacion miraton Projektligjin për Byronë e Verifikimit të Pasurisë, shoqërohet me përplasje politike

Next Post

Xi Jinping propozon plan me 4 pika për paqen në Lindjen e Mesme

Next Post
Kina shpall planin e ri pesëvjeçar: vetëbesim teknologjik, treg i brendshëm më i fortë dhe më pak varësi nga Perëndimi

Xi Jinping propozon plan me 4 pika për paqen në Lindjen e Mesme

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.