Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Komisioni për Legjislacion miraton Projektligjin për Byronë e Verifikimit të Pasurisë, shoqërohet me përplasje politike

Qendra Info by Qendra Info
14/04/2026
in Lajme
0
Komisioni për Legjislacion miraton Projektligjin për Byronë e Verifikimit të Pasurisë, shoqërohet me përplasje politike
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni për Legjislacion ka miratuar me 7 vota për dhe 2 kundër Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, i cili kaloi në lexim të parë mes debatit të ashpër ndërmjet pushtetit dhe opozitës.

Gjatë shqyrtimit, përfaqësuesit e opozitës ngritën shqetësime lidhur me procedurat dhe përmbajtjen e projektligjit, duke shprehur dyshime për mundësinë e keqpërdorimit të tij. Në anën tjetër, përfaqësuesit e pushtetit e mbrojtën nismën si një hap të domosdoshëm në luftën kundër korrupsionit.

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, deklaroi se projektligji synon të rrisë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe të forcojë mekanizmat për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ajo theksoi se Byroja nuk do të ketë kompetencë për konfiskim të pasurisë, por do të merret me mbledhjen dhe analizimin e të dhënave financiare, ndërsa vendimet përfundimtare do të merren nga gjykatat kompetente.

“Ky është një mekanizëm kyç në luftën kundër korrupsionit dhe vendos një standard të qartë kundër pasurisë së paligjshme”, tha Gërvalla, duke shtuar se procedurat do të bazohen në informata të besueshme dhe do të respektojnë të drejtat procedurale të palëve.

Ajo gjithashtu bëri thirrje për mbështetje të projektligjit, duke theksuar se qeverisja e përgjegjshme dhe transparenca nuk janë opsionale dhe se nuk do të ketë tolerancë ndaj pasurisë së pajustifikueshme.

Projektligji pritet të vazhdojë procedurat e mëtejshme në Kuvend, ku debati politik rreth tij pritet të intensifikohet.

Related

Previous Post

Debat i tensionuar në komision – Ganimete Musliu largohet pas përplasjes me Lëvizja Vetëvendosje

Next Post

Kryeministri i ri i Hungarisë paralajmëron ekstradimin e Gruevskit: “S’ka vend për kriminelë ndërkombëtarë”

Next Post
Kryeministri i ri i Hungarisë paralajmëron ekstradimin e Gruevskit: “S’ka vend për kriminelë ndërkombëtarë”

Kryeministri i ri i Hungarisë paralajmëron ekstradimin e Gruevskit: “S’ka vend për kriminelë ndërkombëtarë”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.