Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti përkujton masakrat e 19 prillit 1999: Serbia ende mohon krimet dhe fsheh të zhdukurit

Qendra Info by Qendra Info
19/04/2026
in Lajme
0
Kurti përkujton masakrat e 19 prillit 1999: Serbia ende mohon krimet dhe fsheh të zhdukurit
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Hallaq të Vogël dhe Rufc të Ri të Lipjanit në përkujtim të viktimave të vrara më 19 prill 1999.

Ai kujtoi se në atë ditë, forcat e armatosura serbe vranë 20 civilë të pafajshëm, të cilët u ndanë nga familjet dhe u ekzekutuan, për t’u varrosur më pas në një varrezë masive.

Kurti po ashtu përkujtoi edhe grupin e intelektualëve nga Mitrovica – 23 mjekë, profesorë dhe veprimtarë – të cilët u rrëmbyen dhe u zhdukën me dhunë në zonën e Zubin Potokut.

Sipas tij, Serbia vazhdon të mohojë krimet e kryera gjatë luftës dhe nuk përmbush detyrimet ndërkombëtare, duke mos zbardhur fatin e personave të zhdukur.

“Ne nderojmë çdo jetë të dhënë për lirinë e Kosovës dhe qëndrojmë pranë familjarëve, duke ruajtur kujtesën dhe duke kërkuar drejtësi,” theksoi Kurti.

Ai shtoi se sakrifica për liri mbetet udhërrëfyes për të ardhmen e vendit, duke përfunduar me mesazhin: “I përjetshëm qoftë kujtimi i dëshmorëve dhe martirëve. Lavdi!”

Related

Previous Post

Haxhiu: Java e ardhshme vendimtare për çështjen e presidentit, kërkohet konsensus politik

Next Post

Trump kërcënon Iranin: “Nëse s’pranoni marrëveshje, do të shkatërrojmë centralet dhe urat”

Next Post
Lufta ndaj Iranit, vjen dorëheqja e parë në administratën Trump

Trump kërcënon Iranin: “Nëse s’pranoni marrëveshje, do të shkatërrojmë centralet dhe urat”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.