Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Qeveria emëron Komisionin e ri për Provimin e Jurisprudencës, Gërvalla: Synohet rritje e transparencës dhe besueshmërisë

Qendra Info by Qendra Info
20/04/2026
in Lajme
0
Qeveria emëron Komisionin e ri për Provimin e Jurisprudencës, Gërvalla: Synohet rritje e transparencës dhe besueshmërisë
0
SHARES
27
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka njoftuar se Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar përbërjen e re të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, në mbledhjen e rregullt të mbajtur sot.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se ky vendim vjen pas një sërë shqetësimesh që kanë cenuar besueshmërinë e procesit të provimit gjatë mandatit të komisionit të mëparshëm.

Sipas saj, numri i madh i ankesave ka treguar nevojën për standarde më të qarta dhe të njëtrajtshme në vlerësim, zbatim më të saktë të programit dhe rritje të transparencës në arsyetimin e rezultateve.

“Është e domosdoshme të kemi më shumë konsistencë në praktikat e vlerësimit dhe profesionalizëm më të lartë në këtë proces,” u shpreh Gërvalla.

Përbërja e re e Komisionit:

  • Arian Gashi – kryetar
  • Ersan Qavolli – zëvendësanëtar (e drejta penale)
  • Lumni Sallauka – zëvendëskryetar (e drejta civile)
  • Arsim Hamzaj – zëvendësanëtar
  • Anita Prenaj-Krasniqi – anëtare (e drejta kushtetuese)
  • Suada Rama-Hamza – zëvendësanëtare
  • Burim Shala – anëtar (e drejta tregtare, e punës dhe administrative)
  • Nehat Qelaj – zëvendësanëtar
  • Bujar Muzaqi – anëtar (e drejta ndërkombëtare dhe e BE-së)
  • Rrezarta Lleshaj – zëvendësanëtare

Ministrja theksoi se qëllimi kryesor është ndërtimi i një komisioni me integritet të lartë profesional, duke forcuar meritokracinë dhe kredibilitetin në këtë proces të rëndësishëm për sistemin juridik.

Vendimi pritet të procedohet për miratim edhe në Kuvend, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Related

Previous Post

Bajrami akuza Kurtit: “Po e mban vendin në krizë për ta kontrolluar pushtetin”

Next Post

Hamza: PDK tërhiqet nga procesi për presidentin, vendit i duhet stabilitet urgjent

Next Post
Hamza: PDK tërhiqet nga procesi për presidentin, vendit i duhet stabilitet urgjent

Hamza: PDK tërhiqet nga procesi për presidentin, vendit i duhet stabilitet urgjent

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.