Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Bajrami akuza Kurtit: “Po e mban vendin në krizë për ta kontrolluar pushtetin”

Qendra Info by Qendra Info
20/04/2026
in Lajme
0
Bajrami pas vendimit të Supremes: Liberalizimi i tregut joligjor, bizneset u goditën nga vendimet e ZRRE-së
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për thellimin e krizës politike në vend, duke e cilësuar qeverisjen e tij si të dështuar dhe të orientuar drejt kontrollit të pushtetit.

Sipas saj, Kosova nuk është në krizë vetëm për çështjen e presidentit, por prej gjashtë vitesh për shkak të, siç u shpreh ajo, “keqqeverisjes”.

Bajrami deklaroi se Kurti nuk synon të qeverisë, por të kontrollojë institucionet pa marrë përgjegjësi, duke shtuar se oferta e fundit ndaj LDK-së për përfshirje në qeveri nuk ishte kompromis, por presion politik.

“Kjo nuk është ofertë – është presion. Nuk është zgjidhje – është përpjekje për të imponuar vullnetin e një njeriu,” tha ajo.

Ajo pretendoi se kryeministri kishte ofruar disa poste qeveritare për LDK-në, me kusht që posti i presidentit të mbetej nën kontrollin e tij, duke e cilësuar këtë si “shantazh të paketuar si zgjidhje”.

Deputetja e LDK-së kritikoi gjithashtu gjendjen ekonomike në vend, duke përmendur rritjen e çmimeve, mbylljen e bizneseve dhe largimin e të rinjve, ndërsa akuzoi qeverinë se merret me “pazare politike” në vend të zgjidhjes së problemeve të qytetarëve.

Në fund, Bajrami paralajmëroi se mund të ketë përpjekje për një zgjidhje të minutës së fundit për çështjen e presidentit, duke e quajtur këtë një model të përsëritur politik: “krijo krizën dhe pastaj ofro zgjidhjen që të shërben ty”.

Related

Previous Post

Një vit me Paul Atkins në krye të SEC: SHBA hapet ndaj kriptovalutave, por shqetësimet për manipulim rriten

Next Post

Qeveria emëron Komisionin e ri për Provimin e Jurisprudencës, Gërvalla: Synohet rritje e transparencës dhe besueshmërisë

Next Post
Qeveria emëron Komisionin e ri për Provimin e Jurisprudencës, Gërvalla: Synohet rritje e transparencës dhe besueshmërisë

Qeveria emëron Komisionin e ri për Provimin e Jurisprudencës, Gërvalla: Synohet rritje e transparencës dhe besueshmërisë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.