Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hamza: PDK tërhiqet nga procesi për presidentin, vendit i duhet stabilitet urgjent

Qendra Info by Qendra Info
20/04/2026
in Lajme
0
Hamza: PDK tërhiqet nga procesi për presidentin, vendit i duhet stabilitet urgjent
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se vendi ka nevojë urgjente për stabilitet politik, duke njoftuar se partia e tij e konsideron të përmbyllur kontributin në procesin për zgjedhjen e presidentit.

Hamza bëri të ditur se PDK i është përgjigjur pa kushte ftesave për takime në raundin e parë të konsultimeve, por sipas tij, procesi është zvarritur pa prodhuar rezultate konkrete.

“Një dialog i zvarritur dhe pa zgjidhje konkrete i shërben vetëm kalkulimeve politike, jo interesit të shtetit,” u shpreh ai.

Ai theksoi se, për shkak të kësaj qasjeje, Këshilli Drejtues i PDK-së ka vendosur të tërhiqet nga ky proces, duke lënë të hapur kritika ndaj mënyrës së menaxhimit të situatës politike në vend.

Hamza shtoi se Kosova ka nevojë për një qeveri të përgjegjshme, e cila nuk prodhon kriza, por fokusohet në mirëqenien e qytetarëve dhe forcimin e shtetit.

Deklarata e tij vjen në një moment kyç për skenën politike në vend, teksa afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit po afrohen dhe përpjekjet për arritjen e një konsensusi mes partive vazhdojnë.

Related

Previous Post

Qeveria emëron Komisionin e ri për Provimin e Jurisprudencës, Gërvalla: Synohet rritje e transparencës dhe besueshmërisë

Next Post

BE: Ka sinjale pozitive për njohjen e Kosovës nga pesë shtetet mosnjohëse

Next Post
Kos: Serbia në situatë të vështirë, çështja e Kosovës të zgjidhet

BE: Ka sinjale pozitive për njohjen e Kosovës nga pesë shtetet mosnjohëse

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.