Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

BE: Ka sinjale pozitive për njohjen e Kosovës nga pesë shtetet mosnjohëse

Qendra Info by Qendra Info
20/04/2026
in Lajme
0
Kos: Serbia në situatë të vështirë, çështja e Kosovës të zgjidhet

AFET - Exchange of views with Marta Kos, Commissioner for Enlargement

0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka deklaruar se ka zhvillime “inkurajuese” sa i përket qëndrimit të pesë shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosova.

Gjatë një mbledhjeje të Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, ajo u pyet nga raportuesi për Kosovën, Riho Terras, lidhur me angazhimin e Komisionit Evropian për këtë çështje.

“Sa i përket pesë shteteve mosnjohëse, unë ndjek çfarë po ndodh dhe zhvillimi është inkurajues,” tha Kos, pa dhënë detaje shtesë.

Pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën janë Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja. Mosnjohja nga këto shtete konsiderohet një nga pengesat kryesore në rrugën evropiane të Kosovës.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022, por procesi ende nuk ka hyrë në fazën formale të shqyrtimit nga Këshilli i BE-së.

Në të njëjtën mbledhje, Kos u pyet edhe për mungesën e vizitës së saj në Kosovë që nga marrja e mandatit. Ajo sqaroi se, për shkak të situatës politike, vizita është shtyrë, por theksoi se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Prishtinë.

Komisionarja njoftoi se planifikon të vizitojë së shpejti Kosovën për të avancuar reformat që lidhen me Planin e Rritjes të BE-së.

Kujtojmë se më 16 prill, Kosova përfitoi 61.8 milionë euro si parafinancim nga Bashkimi Evropian, në kuadër të paketës së mbështetjes për Ballkanin Perëndimor 2024–2027, e cila arrin vlerën totale prej 6 miliardë eurosh.REL

Related

Previous Post

Hamza: PDK tërhiqet nga procesi për presidentin, vendit i duhet stabilitet urgjent

Next Post

Trump: Pa marrëveshje me Iranin nuk ka zgjatje armëpushimi, “nuk nxitohem për një marrëveshje të keqe”

Next Post
Trump: Rezervat e armëve të SHBA-së janë të pamjaftueshme sepse Biden i dha gjithçka Ukrainës

Trump: Pa marrëveshje me Iranin nuk ka zgjatje armëpushimi, “nuk nxitohem për një marrëveshje të keqe”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.