E marta në Kosovë pritet të sjellë mot të paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të shpeshta shiu në pjesën më të madhe të vendit.
Vende-vende priten reshje më intensive, ndërsa nuk përjashtohet mundësia për rrebeshe të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë. Në zonat malore do të ketë edhe reshje bore.
Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, me minimale rreth 6°C, ndërsa maksimalja nuk pritet të kalojë 11°C.

