Një lajm që s’duhet humbur për çdo shqiptar në Austri: këtë vit, mijëra punonjës dhe pensionistë mund të përfitojnë një bonus nga sigurimet shoqërore që arrin deri në 1,398 euro, ndërsa mesatarja e rimbursimit kalon mbi 1,000 euro.
Ky nuk është “bonus magjik” – është thjesht para që shumë njerëz i kanë lënë në tavolinë prej vitesh.
Kush përfiton?
Përfituesit kryesorë janë:
- punonjësit me të ardhura të ulëta
- pensionistët me barrë të ulët tatimore
- prindërit e vetëm ose familjet me të ardhura të kufizuara
Në thelb: nëse paguan pak ose aspak tatim mbi të ardhurat, shteti të kthen një pjesë të kontributeve si “taksë negative”.
Sa para mund të merrni?
- deri në 1,398 € për vitin tatimor 2025
- rreth 710 € për pensionistët
- deri në 700 € për fëmijë si kredit tatimor
- dhe nga 2026 pritet të shkojë deri në 1,554 €
Si funksionon?
E thjeshtë fare:
- bën deklaratën tatimore (edhe online)
- nëse ke paguar më shumë se duhet – shteti ta kthen diferencën
- në disa raste, edhe nëse s’ke paguar fare tatim, prapë merr para
Nga 1 korriku, shumë njerëz do të vlerësohen automatikisht, por real talk: nëse e bën vetë deklarimin, zakonisht merr më shumë.
Detaji që bën diferencën:
Shumë bashkatdhetarë nuk aplikojnë fare – dhe kjo është si të lësh para në rrugë.
Ndërkohë, aplikimi zgjat pak minuta, por shpërblimi mund të jetë një muaj qiraje.
Afati që s’duhet harruar:
Mund të aplikoni edhe për vite të kaluara (deri në 2021), por vetëm deri më 31 dhjetor 2026.
Mesazhi i drejtëpërdrejtë:
Nëse punon në Austri dhe nuk e ke bërë deklaratën tatimore… je duke i dhuruar shtetit para që janë të tuat.

