E mërkura në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot i ftohtë dhe me vranësira të shumta, por herë pas here do të ketë edhe intervale të shkurtra me diell.
Gjatë ditës priten riga lokale shiu, ndërsa në disa zona mund të ketë edhe rrebeshe të shkurtra.
Temperaturat do të mbeten të ulëta, me minimale rreth 4°C dhe maksimale deri në 14°C.

