Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të shtunën, më 25 prill 2026, do të kryhen punime për mirëmbajtje dhe siguri të sistemit energjetik, çka do të sjellë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa zona të vendit.
Sipas njoftimit, ndërprerjet do të prekin rajone të ndryshme, përfshirë Prishtinën, Pejën, Prizrenin, Ferizajn dhe Mitrovicën, ku punimet përfshijnë instalime të reja, mirëmbajtje të rrjetit, projekte investive dhe ndërhyrje nga palë të treta.
Në Prishtinë, ndërprerje do të ketë në zona si Mramor, Slivovë, Arbëria dhe Kodra e Trimave, ndërsa në Pejë do të preken disa fshatra dhe zona turistike si Banja e Pejës. Edhe në Prizren dhe Ferizaj janë paralajmëruar ndërprerje në disa fshatra dhe pjesë të qyteteve për shkak të punimeve teknike dhe mirëmbajtjes.
KEDS thekson se këto ndërprerje janë të domosdoshme për të garantuar sigurinë dhe funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit energjetik, ndërsa u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të planifikojnë aktivitetet e tyre në përputhje me oraret e paralajmëruara.
Orari i detajuar dhe zonat specifike të prekura janë publikuar nga kompania dhe mund të konsultohen për informim të saktë nga qytetarët.

