E shtuna në Kosovë pritet të karakterizohet me mot stabil dhe të këndshëm, me diell dhe vranësira të lehta lokale.
Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme, duke sjellë ndjesi tipike pranverore.
Minimalja pritet të zbres deri në 2°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 22°C.

