Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Policia e Kosovës arreston pesë persona për falsifikim dokumentesh dhe korrupsion

Qendra Info by Qendra Info
28/04/2026
in Lajme
0
Arrestohet një person i kërkuar për vrasje në tentativë, i gjenden armë të ftohta në Ferizaj
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në katër vepra të ndryshme penale, pas një hetimi disa mujor nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Ferizaj.

Operacioni është zhvilluar më 28 prill, me urdhër të gjykatës dhe në koordinim me prokurorinë, ku janë kryer kontrolle në tre lokacione të ndryshme në Ferizaj, Gjilan dhe Prishtinë.

Sipas policisë, pesë të dyshuarit, të gjithë meshkuj kosovarë, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë falsifikuar dokumente, duke u paraqitur si pronarë të disa parcelave në një fshat të Ferizajt.

Njëri nga të dyshuarit dyshohet për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa katër të tjerët për “falsifikim dokumentesh”, “legalizim të përmbajtjes së rreme” dhe “blerje, pranim ose fshehje të sendeve të përfituara me vepër penale”.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar prova të ndryshme, përfshirë dokumente dhe materiale që pritet të përdoren në procedurat e mëtejshme hetimore.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Related

Previous Post

Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga OPEC: Çfarë është karteli i naftës dhe çfarë pritet të ndodhë me çmimet

Next Post

LDK refuzon ofertën e Kurtit, Lushaku-Sadriu: Nuk i japim votat për ta “kapur shtetin”

Next Post
Lushaku: Të intensifikohen bisedimet për presidentin, barra bie mbi VV-në

LDK refuzon ofertën e Kurtit, Lushaku-Sadriu: Nuk i japim votat për ta “kapur shtetin”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.