Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

LDK refuzon ofertën e Kurtit, Lushaku-Sadriu: Nuk i japim votat për ta “kapur shtetin”

Qendra Info by Qendra Info
28/04/2026
in Lajme
0
Lushaku: Të intensifikohen bisedimet për presidentin, barra bie mbi VV-në
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka refuzuar ofertën e kryeministrit Albin Kurti për një marrëveshje rreth zgjedhjes së presidentit, duke e cilësuar atë si përpjekje për të favorizuar kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje.

Reagimi i saj vjen pasi Kurti deklaroi se është i gatshëm t’i japë edhe 15 nënshkrime LDK-së, nëse kjo parti propozon një kandidat për president, duke sugjeruar një garë mes Feride Rushiti dhe një kandidati të opozitës.

Megjithatë, Lushaku-Sadriu e hodhi poshtë këtë ide, duke thënë se një skenar i tillë do t’i hapte rrugë zgjedhjes së kandidates së mazhorancës.

“Ftesa ishte për ta bërë një kandidate të dytë dhe për t’ia mundësuar kandidates së VV-së me u zgjedh presidente,” u shpreh ajo.

Ajo shtoi se LDK nuk do të mbështesë një proces që, sipas saj, i jep më shumë pushtet kryeministrit.

“Nuk mundemi me ia dhanë votat një kryeministri për me e kap krejt shtetin. Nuk ia ka dhënë populli, nuk mundemi ne me ia dhanë,” deklaroi Lushaku-Sadriu.

Kjo përplasje e re mes pozitës dhe opozitës thellon edhe më tej krizën politike në Kosovë, në një moment vendimtar për zgjedhjen e presidentit dhe fatin e institucioneve.

Related

Previous Post

Policia e Kosovës arreston pesë persona për falsifikim dokumentesh dhe korrupsion

Next Post

AAK refuzon procesin për presidentin, Tahiri: “Nuk bëhemi pjesë e shkatërrimit të rendit kushtetues”

Next Post
AAK refuzon procesin për presidentin, Tahiri: “Nuk bëhemi pjesë e shkatërrimit të rendit kushtetues”

AAK refuzon procesin për presidentin, Tahiri: “Nuk bëhemi pjesë e shkatërrimit të rendit kushtetues”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.